Milevski nesër shpall emëroren për në Evropianin e Polonisë

Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ditën e martë do të shpalos listën e futbollistëve, me të cilën “verdhekuqtë” do të paraqiten në Evropianin e Polonisë, event ky i pari më i rëndësishmi në historikun e futbollit në Maqedoni.

Në listën që duhet publikuar Milevski, nuk duhet pasur ndryshime të mëdha, pasi kryesisht pjesë e emërores pritet të jenë futbollistët e njëjtë që bartën barën kryesore edhe në ndeshjet kualifikuese.

Sipas paralajmërimeve në emëroren e Bllagoja Milevskit do jenë 23-25 futbollistë, ku një mundësi do ju jepet edhe disa prej futbollistëve nga futbolli vendor. Si kandidat të mundshëm që mund të veshin fanellën e përfaqësues shpresa në Evropianin e Polonisë janë edhe Elif Elmaz nga rradhët e Rabotniçkit dhe Nikola Kuleski nga rradhët e skuadrës australiane, Sidnej.

Në portë nuk duhet të ketë ndryshime, me Aleksovskin e Vardarit dhe Shishkovskin e Rabotniçkit.

Në mbrojtje pritet të figurojnë futbollistët standard, Darko Vellkovski dhe Besir Demiri nga Vardari, Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati nga rradhët e Shkëndijës, Gjoko Zajkov nga skuadra belge e Sharleroj dhe Aleksa Amanoviç nga skuadra serbe e Javor.

Mesfushën në Poloni pritet ta udhëheqin futbollisti më në formë i kësaj gjenerate, Enis Bardhi i Ujpeshtit hungarez, Kire Markoski i Rabotniçkit, Boban Nikolov i Vardarit, David Babunski i Jokohamas, Daniel Avramovski i Olimpija të Sllovenisë, Tihomir Kostadinov nga Zlate Moravçe dhe Nikolla Gjorgev nga rradhët e skuadrës zvicerane të Grashopersit.

Sulmin e shpresave të Maqedonisë pritet ta udhëheq futbollisti më në formë i Shkëndijës, Marjan Radeski, i cili në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 7 gola, ndërsa shoqëri do i bëjnë edhe Viktor Angellov i Ujpeshtit, Filip Pivkovski i skuadrës suedeze të Landskronas si dhe Petar Petkovski i Vardarit.

Leave a Reply