Futbollisti më në formë i Renovës, Stojanço Velinov, i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra nga Xhepçishti. Ai nuk do të jetë pjesë e “bardhekaltërve” nga Tetova në dy xhirot e fundit të edicionit 2016/2017, pasi një gjë të tillë kishte kërkuar vetë futbollisti nga Koçani.
RENOVA RIKTHEN EPERSINE NDAJ PELISTERIT*******************************Velinov shenon golin e dyte per Renoven ne minuten e 88-te per epersine e dyte ndaj skuadres nga Manastiri. RENOVA – PELSITERI 2:1(S. Velinov 88')
Публикувахте от infosport.mk в 18 март 2017 г.
Kërkesa e tij ishte pranuar nga ana e drejtuesve të KF Renova, të cilët falënderojnë sulmuesin e tyre të deritanishëm për kontributin e dhënë për skuadrën e tyre, e cila nuk arriti që të siguroj dalje në Evropë për sezonin e ri futbollistik.
Velinov ka disa oferta për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa vendimin përfundimtarë pritet ta marrë periudhën që vijon.
Ai te Renova erdhi gjatë merkatos së janarit, duke zhvilluar 13 ndeshje për skuadrën nga Xhepçishti dhe duke shënuar plotë 7 gola.