Velesi është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsal, pasi sonte në ndeshjen finale të zhvilluar në Strumicë mundi ekipin e Shkupit me rezultatin 6:3, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat kishin momentet e tyre. Velesi ishte më i mirë gjatë pjesës së parë, kur edhe dominoi lojën në tërësi, duke shënuar plotë 4 gola në rrjetën e Berat Jakupit.
Serinë e golave e hapi Martin Todorovski, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Igor Leovski realizoi golin e tij të parë në këtë takim për rezultat 2:0.
Kapiteni Zoran Levevski në minutën e 18-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Jakupit, derisa një minutë më pas Leovski realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Velesin, që në pushim shkoi me epërsinë 4:0.
Edhe pjesa e dytë nisi me inciativën e Velesit, skuadër kjo që me anë të Martin Todorovskit në minutën e 26-të realizoi edhe golin e 5-të.
Eljesa Neziri, futbollisti i talentuar i Shkupit realizoi golin e parë për “bardhekalëtrit” nga Çairi, të cilët kapituluan edhe njëherë tjetër në minutën e 30-të, kur Martin Todorovski realizoi edhe golin e dytë personal, për rezultat 6:1.
Orhan Ibishi me një gjuajtje të fortë zbuti epërsinë e Velesit në 6:2, derisa fare në fund Ekran Seferi nga penaltia vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Velesi 6, Shkupi 3.
Me këtë fitore Velesi iu hakmorrë Shkupit për humbjen e titullit kampion javën që shkoi, duke rrëmbyer Kupën e Maqedonisë, të parin në historinë e klubit të tyre.