Kampionët e elitës së futbollit vendor, Vardari sërish ka fituar Pelisterin në Manastir me rezultat 2:3, duke e mbyllur kështu sezonën me fitore në ndeshje si mysafir. Për fitoren e skuadrës kampione nga kryeqyteti u përkujdesën Nikolov, Petkovski dhe Felipe ndërsa për Pelisterin dy golat i realizuan Iljoski dhe Bujçevski.
Pelisteri këtë takim e mbylli me 10 lojtar në fushë, pasi në minutën e 56-të nga loja u përjashtua Fernando Silva, pas atyre dy kartonave të verdhë. Kujtojmë që kjo ishte disfata e parë e Pelisterit pas rikthimit në stadiumin e tyre “Tumbe Kafe” dhe njëkohësisht pas triumfit në Kupën e Maqedonisë.
Në xhiron e fundit të kampionatit Vardari do të pret në terren të vetin Sileksin, ndërsa Pelisteri do të udhëtojë për në Tetovë që të zhvillojë takimin ndaj Shkëndijës.