Trajnri shkupjan Zekirija Ramadani me skuadrën e tij Trepça 89 sot pranuan edhe zyrtarisht titullin e kampionit. Në stadiumin “Riza Lushta” Trepça 89 zhvilloi ndeshjen e fundit me Feronikelin, nga të cilët u mposhtën me rezultat 3:0.
Mirëpo vëmendja e skuadrës nga Mitrovica nuk ishte te ndeshja, por në fund te festa, me kapitenin Shpëtim Idrizi që pranoi trofeun nga nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe drejtori i kompanisë Vala, Agron Mustafa.
Për Trepçën 89 ky ishte titulli i parë në histori, të cilin e kishte sigurar dy javë para mbylljes së kampionatit.