Shkupi shpreson dhe beson te Rabotniçki

Gjatë ditës së sotme në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së parafundit në Ligën e Parë Futbollistike. Pa dyshim e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në ndeshjet në Shkup në stadiumin “Boris Trajkovski” ndërmjet Rabotniçkit dhe Pobedës, si dhe në ndeshjen në Kratovë, ku mejdanin do të ndajnë Sileksi dhe Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja këto ndeshje mund të qartësojnë shumë gjëra, sa i përket pozitës së 7-të, që siguron mbijetesën e drejtpërdrejtë.

Futbollistët nga Çairi fizikisht do të jenë në Kratovë, ku duhet fillimisht të kryejnë punën e tyre, të marrinë fitore, ndërsa me mendje do të jenë në Shkup, ku shpresojnë dhe besojnë se Rabotniçki do të luaj lojën e saj dhe se do dëshmojë se për momentin është dukshëm skuadër më e mirë se Pobeda.

Në të kundërtën nëse Pobeda mbetet e pamposhtur në këtë ndeshje, atëherë Shkupit nuk i shkruhet mirë.

Leave a Reply