Lutfi Bilali feston golin me sexhde (FOTO)

Futbollisti shqiptarë, Lutfi Bilali, të shtunën në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Dytë finlandeze (Ykkonen) ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së Haka, skuadër kjo e cila megjithatë në fund pësoi disfatë ndaj OPS me rezultatin 1:2.

Goli i Lutfiut ishte i vetmi i shënuar nga ana e skuadrës vendase, ndërsa këtë gol Lutfiu e festoi me sexhde.

LUTFI BILALLI GJEN GOLIN E PARË NË FINLANDË

“Nuk mund si të ishte ndryshe, pasi ishim në ditën e parë të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit dhe ishte goli im i parë në kampionat. Falemenderimi i takon Allahut.” – kishte shkruar në profilin e tij në “facebook” futbollisti nga Gostivari.

Bilali në këtë ndeshje luajti deri në minutën e  69-të, duke u zëvendësuar nga Ahonen, ndërsa ishte kjo ndeshja e tij e 6-të me fanellën e skuadrës së Haka, skuadër kjo e cila pas 6 xhirove në Ligën e Dytë Finlandeze ka tubuar 7 pikë, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të.

Javën që vjen Haka do të luaj si mysafir ndaj skuadrës së Jaro.

LUTFI BILALI VAZHDON KARRIERËN NË FINLANDË

Leave a Reply