Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së fundit në “Serie A”, me ç’rast gjithçka është bërë e ditur rreth skuadrave që do përfaqësojnë Italinë në Evropë, por edhe ata skuadra që vitin tjetër do të luajnë një kategori të garave më poshtë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Thomas Strakoshës, Lacio është mundur në transfertën ndaj Krotones (3:1), skuadër kjo e cila falë kësaj fitore në fund arriti që të ruajë statusin e skuadrës elitare.
Megjithatë nuk ndodhi kështu edhe me Empolin, skuadër kjo e cila u mund sonte në transfertën ndaj Palermos. Skuadra siciliane mundi 2:1 skuadrën e Frederik Veselit, duke e marrë me vete në “Serie B”, ku vitin tjetër do të luaj edhe Peskara e Ledian Memushajt.
Roma falë fitores së vështirë 3:2 ndaj Xhenoas, në fund u ndal në pozitën e dytë, duke u kualifikuar drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, derisa Napoli një gjë të tillë do të kërkojnë të bëjnë përmes ndeshjeve kualifikuese. Atalanta e Berishës së bashku me Lacion do të luajnë në grupet e Liga Europa, derisa Milani përmes ndeshjete eliminatore do të kërkojë të ju bashkëngjitet Atalantas dhe Lacios në grupet Liga Evropa, ndërkohë Interi që sonte mundi bindshëm 5:2 Udinezen mbetet pa gara evropiane.
Jashtë Europës mbetet edhe Fiorentina që barazoi 2:2 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Peskarës, derisa Torino në një gol shou me rezultatin 5:3 mundi Sasuolon.
SERIE A, Java 38 |
||
Cagliari | 2 – 1 | AC Milan |
AS Roma | 3 – 2 | Genoa |
Sampdoria | 2 – 4 | Napoli |
Crotone | 3 – 1 | Lazio |
Fiorentina | 2 – 2 | Pescara |
Inter | 5 – 2 | Udinese |
Palermo | 2 – 1 | Empoli |
Torino | 5 – 3 | Sassuolo |
# | Ekipi | Nd. | F | B | D | G-av | Pikë | Forma |
1. | Juventus | 38 | 29 | 4 | 5 | 77:27 | 91 | Liga e Kamp. |
2. | AS Roma | 38 | 28 | 3 | 7 | 90:38 | 87 | Liga e Kamp. |
3. | Napoli | 38 | 26 | 8 | 4 | 94:39 | 86 | Kual. LK |
4. | Atalanta | 38 | 21 | 9 | 8 | 62:41 | 72 | Liga Europa |
5. | Lazio | 38 | 21 | 7 | 10 | 74:51 | 70 | Liga Europa |
6. | AC Milan | 38 | 18 | 9 | 11 | 57:45 | 63 | Kual. LE |
7. | Inter | 38 | 19 | 5 | 14 | 72:49 | 62 | |
8. | Fiorentina | 38 | 16 | 12 | 10 | 63:57 | 60 | |
9. | Torino | 38 | 13 | 14 | 11 | 71:66 | 53 | |
10. | Sampdoria | 38 | 12 | 12 | 14 | 49:55 | 48 | |
11. | Cagliari | 38 | 14 | 5 | 19 | 55:76 | 47 | |
12. | Sassuolo | 38 | 13 | 7 | 18 | 58:63 | 46 | |
13. | Udinese | 38 | 12 | 9 | 17 | 47:56 | 45 | |
14. | Chievo | 38 | 12 | 7 | 19 | 43:61 | 43 | |
15. | Bologna | 38 | 11 | 8 | 19 | 40:58 | 41 | |
16. | Genoa | 38 | 9 | 9 | 20 | 38:64 | 36 | |
17. | Crotone | 38 | 9 | 7 | 22 | 34:58 | 34 | |
18. | Empoli | 38 | 8 | 8 | 22 | 29:61 | 32 | Serie B |
19. | Palermo | 38 | 6 | 8 | 24 | 33:77 | 26 | Serie B |
20. | Pescara | 38 | 3 | 9 | 26 | 37:81 | 18 | Serie B |