Majkëll Karik ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër me Mançester Junajtedin, me ç’rast do të mbetet në “Olld Traford” deri në verën e vitit 2018-të.
Kontrata aktuale e mesfushorit 35-vjeçar me “Djajtë e Kuq” skadonte gjatë qershorit të këtij viti.
Karik pjesë e Mançester Junajtedit është që nga vera e vitit 2006, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai ka fituar të gjithë titujt e mundshëm si në Angli, ashtu edhe në Evropë, ku të fundit dhe të vetmin që i mungonte skuadrës angleze në vitrinat e saj, ishte ai i Liga Evropa.
Majkëll Karik gjatë kësaj periudhe 11-vjeçare duke qenë pjesë e Junajtedit, ka zhvilluar plotë 459 ndeshje, duke regjistruar edhe 24 gola.