Izair Emini si sot para 6 viteve ka festuar sërish titullin kampion. Mirëpo për dallim nga viti 2011-të, kur një gjë të tillë bëri me skuadrën e tij të fëmijërisë, Shkëndijën, Emini sot një gjë të tillë bëri me Kukësin nga Superliga Shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Me 28 maj të vitit 2011-të Izair Emini në Tetovë festonte titullin kampion me Shkëndijën, ndërsa një festë të tillë futbollisti tetovarë pati edhe sot (28 maj 2017) në Kukës, aty ku me skuadrën e tij festuan titullin e parë kampion.
Kukësi u shpall kampion me 75 pikë, duke lënë pas vetes Partizanin dhe Skënderbeun me nga 72 pikë.
Emini gjatë këtij sezoni me fanellën e Kukësit zhvilloi 30 ndeshje, duke realizuar 8 gola.