Sebastian Fetel i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Monakos. Feteli e mbylli garën i pari me kohën 1 orë e 44 minuta e 44 sekonda, që la pas vetës shokun e skuadrës Kimi Raikonenin, ndërsa podiumin e kompletoi Daniel Rikiardo i Redbullit.
Në vend të katërt përfundoi Valteri Botas, ndërsa pas tij ishte Maks Verstapenin. Piloti i Mercedesit Luis Hamilton u rendit i 7-të në këtë garë.
Pas këtij triumfi, Fetel vazhdon kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm me 129 pikë, ndërsa në vend të dytë mbetet Hamiltoni me 104 pikë.