
“Skaj Sports” ka bërë një anketë për futbollistin më të mirë të Premier Ligës angleze, ndërsa nga 50 mijë vota të grumbulluara, fitues doli Heri Kejn i skaudrës së Totenhemit.
Kejn grumbolloi 16.378 vota dhe u rendit i parë, duke lënë pas vetës Golo Kanten me 13.515 vota, ndërsa në vendin e tretë mbeti Eden Azard me 8.412 vota.
Në vend të katërt ishte Aleksis Sançez (6.727), ndërsa pas tij Dele Ali (3.507) dhe Romelu Lukaku (955).