Sonte finalja Barça-Alavesh, Mesi në kërkim të rekordit

Sonte në program nga ora 21:30 është finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Alaveshit. Përveç trofeut të këtij kompeticioni që është shumë i rëndësishëm për të gjithë futbollistët e Barcelonës, Mesi këtë natë është në kërkim të një rekordi tjetër personal.

Ylli argjentinas është në garë me Arda Turanin, Jisam Ben Jederin e Seviljës dhe sulmuesin e Alaveshit, Edgar Mendes për çmimin e golashënuesit më të mirë në Kupën e Mbretit.

Për momentin Ben Jeder është lider me pesë gola të shënuar, Mesi dhe Turan kanë shënuar nga katër gola në këtë kompeticion të këtij sezoni, ndërsa Mendesi ka të shënuar tre. Mesi është në kërkim të rekordit, pasi nëse arrinë ta kaloj Mendesin e Alavesit, bëhet për herë të katërt golashënuesi më i mirë në Kupën e Mbretit.

Numri 10-të i Barçës, si golashënuesi më i mirë i Kupës së Mbretit ishte gjatë vitëve, 2014, 2013 dhe 2011-të.

Leave a Reply