Kimi Raikonen do të niset i pari nesër në Çmimin e Madh të Monakos. Raikonen dominoi në provat zyrtare, duke regjistruar kohën më të mirë me 1 minutë e 12 sekonda e 178 të qindat.
Së bashku në Raikonen në rendin e parë do të niset kolega i tij i skuadrës, Sebastia Fetel. Valteri Botas në garën e Montekarlos do të startojë nga vendi i tretë së bashku me Mark Verstapenin e Redbullit.
Gara finale për Çmimin e Madh të Monakos do të zhvillohet nesër me fillim në orën 14:00.