Mundësia që Aubamejang të veshë fanellën e Milanit gjatë sezonit të ri, po merr ngjyrë. Vetë sulmuesi ka informuar drejtuesit e Borusia Dortmundit se dëshiron të largohet nga “Sinjal Iduna Park”.
Si favorit kryesor për nënshkrimin e tij konsiderohet Paris Sen Zhermeni, mirëpo edhe shanset e Milanit nuk janë të zbehura, për më shumë duke u nisur nga fakti se Aubamejang karrierën e tij e kishte nisur pikërisht te skuadra milaneze, mirëpo duke mos mundur që të gjejë një vend te kjo skuadër, ai kishte kaluar në kampionatin francez te skuadra e Sent Etien.
Gjatë ditës së premte disa nga drejtuesit e Milanit janë takuar ne ndërmjetësuesin e futbollistit, Xhakomo Petralito, duke i bërë me dije atij se janë të gatshëm për të filluar edhe zyrtarisht negociatat me reprezentuesin e Gabonit.
Një gjë të tillë ka pohuar edhe gazetari Xhanluka Di Marcio, i cili është një ekspert i vërtetë në sferën e transferimeve të futbollistëve.
Obamejang në 188 ndeshje me Borusinë e Dortmundit ka realizuar 119 gola, ndërsa gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndoshta edhe ndeshjen e fundit me fanellën e “milionerëve” përballë Ajntrahtit të Frankfurtit në kuadër të finales së Kupës së Gjermanisë.