Kur veçmë dihet emri i skuadrës së re kampione, dy skuadrave që do garojnë në Ligën e Dytë dhe skuadrave që do na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare, gjëja e vetme që mbetet ende e panjohur në elitën e futbollit vendor, ëhstë çështja e mbijetesës së drejtpërdrejtë, ku në garë janë dy skuadra, Shkupi dhe Pobeda, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në javën e parafundit do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, dy skuadra këto që shumë vite më parë kishin fjalën kryesore në futbollin vendor. Që të dyja skuadrat së bashku peshojnë plotë 11 tituj, mirëpo kjo i takon së kaluarës, pasi tashmë këto dy skuadra nuk kanë atë kënaqësi për të luftuar për titullin kampion, apo edhe Kupën e Maqedonisë. Madje njëra prej tyre, në këtë rast Shkupi kërkon që me një fitore nga kjo përballje ti ik pozitës së balotazhit, mirëpo kjo gjithnjë duke shpresuar se në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, Rabotniçki do të shënonte fitore ndaj Pobedës. Në të kundërtën, Shkupi do mbetej në pozitën e 8-të, edhe pse për një gjë të tillë do të duhet të presim ndeshjen e së dielës, por edhe atë të javës së fundit, kur Shkupi në Çair do të mirëpret skuadrën e fundit në tabelë, Makedonija Gjorçe Petrovin, derisa Pobeda në Prilep do të përballej me Renovën.
Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në Manastir, ku mejdanin do të ndajnë dy rivalët e vjetër dhe njëherit fituesit e titujve për këtë vit në futbollin vendor, Pelisteri dhe Vardari, në Shkup mejdanin do të ndajnë dy skuadrat që vitin tjetër do garojnë në Ligën e Dytë, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bregallnica, derisa në Tetovë do të zhvillohet “El Clasico” shqiptare midis Renovës dhe Shkëndijës.
Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë | ||
Java XXXV | ||
Makedonija Gj.P | 28.05. 16:30 | Bregallnica |
Pelisteri | 28.05. 16:30 | Vardari |
Rabotniçki | 28.05. 16:30 | Pobeda |
Renova | 28.05. 16:30 | Shkendija |
Sileksi | 28.05. 16:30 | Shkupi |