Një ndër futbollistët më të mirë të Skënderbeut këtë edicion, Liridon Latifi, si duket po zhvillon sezonin e tij të fundit me skuadrën korçare. Ai pritet të largohet nga Skënderbeu këtë verë, teksa ofertat nuk mungojnë.
Gjigandi kroat, Dinamo Zagbrebi prej kohësh po interesohet për Latifin dhe kontaktet kanë nisur, por ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Sipas “Sport Ekspres”, në finalen e Kupës së Shqipërisë, Latifi do vëzhgohet nga përfaqësues të Dinamos së Zagbrebit dhe paraqitja e mesfushorit në këtë ndeshje do të jetë e rëndësishme për nisjen hapave të tjerë për të konkretizuar një marrëveshje mes klubeve.
23-vjeçari nga Prishtina me Skënderbeun ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2018-të, ndërsa vlera e tij në tregun evropian të futbollit evropian, sipas “transfermarkt” kap shifrën prej 675 mijë euro.