Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë në mesin e muslimanëve, të cilët mbrëmë për herë të parë u zgjuan në syfyr, ndërsa gjatë ditës do të bëjnë edhe iftarin e tyre të parë, me shpresë se ky muaj do të sjellë paqë, begati dhe shumë të mira për gjithë njerëzimin në gjithë Botën.
Me rastin e këtij muaji kanë ardhur shumë urime nga më të ndryshmet, përfshirë ata nga skena politike, e artit dhe e sportit.
Ndër ata që ju kanë uruar gjithë muslimanëve këtë muaj të begatë, ishin edhe futbollistët e Realit të Madridit, të cilët një gjë të tillë kanë bërë përmes një video materiali të shkurtë, ku shfaqen futbollistët si Isko, Kasemiro, Lukas Vaskes dhe Kristiano Ronaldo.