Finalja e 03 qershorit në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian midis Juventusit dhe Real Madridit për herë të parë në historikun e këtij kompeticioni do të zhvillohet në një stadium tërësisht të mbuluar.
Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.
Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve.
“Millennium Stadium” në Kardif të Uellsit është vërtet një stadium modern, teksa në të kaluarën është mbyllur edhe me raste koncertesh apo ndeshje të ragbit.