Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka sjellur një ligj të ri në vendin e tij, me të cilin ndalon që stadiumet e futbollit të emërohen “Arena”. Sipas Erdoganit, fjala “Arena” rrjedh nga Perandoria Romake dhe ishte një vend ku njerëzit luftonin deri në vdekje.
“Në gjuhën tonë nuk ekziston diçka e tillë. Jam kundër Arenës, për shkak se e dini mirë çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Aty njerëzit kanë dhënë jetën e tyre”, është shprehur Erdogan.
Në turqi disa stadiume të futbollit emërohen me emrin “Arena”, ku në mesin e tyre janë edhe dy stadiumet e skuadrave gjigande si “Vodafon Arena” e Beshiktashit dhe “Turk Telekom Arena” e Gallatasarajit.