Ndeshja e sotme ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, duke pasur parasysh se kjo ndeshje mund të jetë edhe vendimtare për mbijetesën në Superligë, edhe pse ka shumë variante të tjera, duke pasur parasysh se përveç këtre dy skuadrave të rrezikuara janë edhe dy të tjera, Laçi dhe Flamurtari.
Laçi luan ndaj Teutës, derisa Flamurtari në transfertë ndaj skuadrës së fundit Korabit. Me fitore tëdyja skuadrat do ti iknin rënies, që don të thotë se njëra prej skuadrave me emër në Superligën shqiptare, Vllaznia apo Tirana do të zbret një kategori më poshtë. Skuadra shkodrane është në favor, pasi edhe barazimi do ju siguronte mbijetesën, derisa Tiranës në këtë rast do ju kryente punë vetëm fitorja.
Pikërisht rëndësia e kësaj ndeshje ka bërë që Federata e Futbollit të mendoj për arbitra të huaj, ndërsa sipas “Panorama Sport”, do të jetë arbitri italian, Pier Silvio Maxoleni, që do të gjykojë klasiken e pazakontë, e cila luhet për mbijetesën.
Arbitri italian ka mbërritur dje pasdite në Shqipëri siç raporton gazeta, ndërkohë që nuk është përzgjedhur të gjykojë ndonjë ndeshje në Serinë A, çka do të thotë se sot prej orës 17:00 ai do të jetë në “Loro Boriçi”.