Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili dhe fitoi Kupën e Zvicrës me Bazelin e tij, ndërsa gjithashtu arriti që të shpallet edhe kampion më këtë skuadër, është vënë në shënjestër të skuadrës së njohur franceze të Olimpikut të Marsejës.
Xhaka vitin e kaluar vazhdoi kontratën me Bazelin edhe për katë vite tjera, duke u lidhur me kampionët në fuqi të Zvicrës deri në vitin 2021.
Mirëpo kjo gjë nuk duhet sjellë probleme për drejtuesit e Olimpikut të Marsejës, drejtuesit e së cilës skuadër dje në ndeshjen ndaj Sionit ndoqën për së afërmi Xhakën, i cili parapëlqehet shumë nga ana e tyre, mirëpo për të transferuar atë në “Velodrom” do të duhet të bindin drejtuesit e Bazelit me ndonjë ofertë të majme.