Dy reprezentuesit e Maqedonisë, Muzafer Ejupi dhe Leonard Zhuta janë selektuar si kandidat për të qenë pjesë e fomacionit të vitit në elitën kroate. Golashënuesi i Osijekut, Ejupi me 14 finalizime në këtë sezon dhe mbrojtësi i majtë i Rijekës, Zhuta janë përfshirë nga ueb-faqja e sportit “Gol”, si kandidat për të fituar një vend në ekipin më të mirë të sezonit në Kroaci.
Së bashku me Ejupin dhe Zhutën, kandidat për të qenë në formacionin e vitit janë edhe dy reprezentuesit e Maqedonisë, Stefan Ristovksi që është pjesë e Rijekës dhe Mirko Ivanovski i Sllaven Belupos.
Formacioni i vitit do të përzgjidhet nga votat e gazetarëve dhe tifozëve.