Arlind Ajeti mund të transferohet në Gjermani! 

Arlind Ajeti është një ndër futbollistët e shumtë shqiptarë që mbetet në “orbitën” e merkatos së verës që pritet të filloj pas pak ditësh.

Futbollisti i Torinos me shumë gjasa do largohet nga kjo skuadër  këtë verë, ndërkohë që mbetet për t’u parë vetëm mënyra se si Ajeti do shkëputet nga skuadra italiane.

Për momentin interes për të ka Frajburgu në Gjermani, por edhe ekipe të tjera në Itali, të cilat janë interesuar edhe gjatë verës për qendërmbrojtësin, i cili nuk mundi të rigjejë veten te Torino e Sinisha Mihajlloviç.

Futbollisti kosovar këtë edicion zhvilloi vetëm 4 ndeshje me fanellën e Torinos, duke regjistruar edhe një gol në përballjen ndaj Peskaras, në të cilën ndeshje skuadra e tij në fund kishte shënuar fitore me rezultatin 5:3.

 

Leave a Reply