Tifozët e Mançester Junajtedit janë në entuziazëm të madh pas triumfit të skuadrës së tyre në fnalen e Liga Evropës, ndërsa njëri prej tyre shkoi shumë larg nga dëshira për ta bindur Zlatan Ibrahimoviçin për të vazhduar kontratën me “Djajtë e kuq”.
Në tribunat e stadiumit të Stokholmit, ra në sy një transparent në të cilin shkruhej: “Zlatan, qëndro, do ta jap gruan time”.
Ndërkohë për ta kompletuar këtë storie, Ibrahomiviç pas ndeshjes shkrepi një foto me transparentin.