Futbollisti italian, Françesko Toti përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se kjo fundjavë do të jetë e fundit për të si futbollisti i Romës.
“Roma-Xhenoa, e diel, 28 maj 2017, hera e fundit në të cilën mund të vesh fanellën e Romës. Është e pamundur të shpreh në pak fjalë të gjithë atë që këto ngjyra kanë përfaqësuar, përfaqësojnë dhe do të përfaqësojnë për mua. Gjithmonë. Vetëm ndjej se dashuria ime për futbollin nuk kalon, është një pasion, pasioni im. Është aq e thellë sa nuk mund të mendoj se mund të ndalem ndonjëherë së ushqyeri atë. Asnjëherë. Nga e hëna jam i gatshëm të rifilloj, jam gati për një sfidë të re”, – shkruante “Princi” i Romës, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij.
Mediat italiane janë të ndara mes vazhdimit të karrierës si futbollist të Totit në një kampionat tjetër, si ai i MLS, apo qëndrimit te Roma në detyrën e një drejtuesi.