Skuadra e Realit të Madridit në ndeshjen finale të 03 qershorit në Kardif kndër Juventusit në Ligën e Kampionëve Evropian do të zbresë në fushë me fanelat rezervë me ngjyrë vjollcë.
Skuadra kampione e Italisë, Juventusi është nikoqir simbolik i këtij takimi, ashtu që do të paraqitet në fushë me fanellat tradicionale “bardhë e zi”.
Fanella e dytë e Realit, ajo e zeza është thuajse e ngjashme me atë të skuadrës italiane, ashtu që “mbretërit” në finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve do të paraqiten me fanellat e tyre ngjyrë vjollcë.