Trajner portugez i Mançester Junajtedit, Hose Murinjo, në merkaton e vitit të kaluar, rrëmbeu yje të mëdha në skuadrën e tij, ndërsa edhe pse sezonin e mbylli në vendin e 6-të të Premier Ligës angleze, ai siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmë fitoi trofeun e Liga Evropës, duke mundur Ajaksin në finale me rezultat 2:0.
Murinjo i pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndryshojë gjatë merkatos verore dhe se a do të ketë risi të reja në formacon, ai është përgjigjur se listën me kërkesat e tij e kanë drejtuesit e klubit, të cilën ua ka dërguar që para dy muajve.
“Ed Voodvard e ka listën time, çfarë dua dhe çfarë do të më pëlqente gjatë këtyre muajve të verës. Tani çdo gjë është në dorë të tij dhe të pronarëve. Këto dy muaj, nuk më bëhet vonë për futbollin. Jam me pushime”, është shprehur Murinjo.