Sulmuesi i Mançester Sitit, Nolito, si dhe ai i Lacios, Keita Balde janë shumë pranë transferimit te Atletiko Madridi, njoftojnë mediat “iberike”, përcjellë “infOSport.mk”.
Gjatë ditës së sotme agjenti i këtyre dy futbollistëve arriti në “Visente Kallderon”, mirëpo duke mos komentuar asgjë lidhur me prezencën e tij.
Është e logjikshme të mendohet se arritja e tij këtu ka të bëjë me transferimin eventual të dy klientëve të tij te skuadra e Diego Simeones.
Nga tabori i Atletiko Madridit nuk fshehin interesimin për Nnoliton dhe Keitan. Spanjolli 30-vjeçar nuk arriti që të dëshmohet para trajnerit Pep Guardiola te Mançester Siti, me ç’rast ndarja me këtë skuadër është e pashmangshme. Në anën tjetër Keita Balde nuk mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Lacios për një kontratë të re, ashtu që edhe largimi i tij nga “Olimpiko” shihet si opcion.
Megjithatë në garë për nënshkrimin e senegalezit, Atletiko Madridit do të duhet të luftojë edhe konkurrencën e skuadrave gjigande evropiane, si: Juventus, Milan, Napoli dhe Sevilja.