Lufta për mbijetesë në Ligën e Parë të Maqedonisë vazhdon edhe në dy xhirot e fundit të kampionatit me Shkupin dhe Pobedën. Skuadra nga Prilepi është në avantazh për momentin me dy pikë më shumë se Shkupi në tabelë, ndërsa për kundërshtar ka dy skuadra jo të lehta deri në fund si Rabotniçki dhe Renova, ndërsa “bardheblutë” luajnë me Sileksin në transfertë dhe të fundit me Makedonija Gjorçe Petrovin në shtëpi.
Kur jemi në renditjen tabelare, skuadra e Rabotniçkit veq se më ka siguruar daljen në Evropë, ndërsa trajneri i romantikëve ka bërë të ditur se në ndeshjen ndaj Pobedës do t’iu jep shans futbollistëve që nuk kishin minutazh të mjaftueshme më herët gjatë kampionatit, ku këtë rast skuadra nga Prilepi me siguri që do të pretendojë ta shfrytëzojë deri në maksimum për të nxjerrë pikë nga kjo përballje.
Në anën tjetër Shkupi e ka të vështirë takimin me Sileksin në Kratovë, edhe pse këta të fundit kanë siguruar mbijetesën, megjithatë çdo herë kanë qenë kundërshtarë problematik për secilën skuadër të elitës.
Çdo lëshim nga të dyja skuadrat në këto dy xhirot e fundit, do të jetë ndëshkuese, duke përfunduar sezonin në zonën e balotazhit. Gjithsesi çdonjëra nga skuadrat, Shkupi apo Pobeda që do të ngelë të luaj ndeshjen e balotazhit, do të jetë dukshëm i favorizuar nga kundërshtari tjetër që do të pretendojë elitën, pasi që të dyja kanë treguar kualitet të lartë në elitën vendore gjatë këtij sezoni, mirëpo fati i disa pikëve të humbura në momente kur duhej të fitohen, solli ekipet në fund që të luftojnë për mbijetesë në elitë./“InfOSport.mk”