Mançester Siti edhe zyrtarisht është ndarë me 4 futbollistë, Bakari Sanja, Hesus Navas, Gael Klishi dhe portierin Vili Kabaljero. Që të gjithë këta largohen nga “citizens” si futbollistë të lirë, pasi klubi vendosi që mos të ju vazhdojë kontratat.
Që gjatë muajit mars, kur Siti u eliminua nga Monako në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, dolën informacione se një pjesë e madhe e futbollistëve të kësaj skuadre po kalojnë javët e fundit në “Etihad”.
Një tjetër futbollist që largohet nga Siti është edhe Pablo Zabaleta, ndërsa Jaja Tures i përfundon kontrata. Nolito në ndërkohë është në bisedime e sipër me Atletiko Madridin.
Gjithashtu po flitet se edhe futbollistët që janë të huazuar nëpër skuadra tjera, si Xho Hart, Mangala, Samir Nasri dhe Vilfred Boni, do të jenë të lirë për të kërkuar skuadra.