Kishte fshehur tatime!?Kristiano Ronaldo rrezikon 5 vite burg

Prokuroria spanjolle ka dëshmi se Kristiano Ronaldo ka fshehur tatime në vlerë prej 15 milion euro nga të ardhurat për të drejta autoriale në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2014, njofton “Cadena SER”, përcjellë “infOSport.mk”.

Deri më tani mendohej se shuma është “vetëm” 8 milion euro.

Që gjatë dhjetorit të vitit 2016-të,  gazeta gjermane “Spiegel” shkruante se sulmuesi portugez i Realit të Madridit ka përdorur shërbimet e kompanive të huaja në Ishujt e Virgjër Britanik për të shmangur tatimet mbi të ardhurat personale që kapnin shifrën prej 10 milion euro.

Nëse gjithçka del në pah, atëherë Ronaldo rrezikon burg prej më së paku 5 vite.

Pritet që çështja të përfundojë në gjykatë para datës 30 qershor, pasi përndryshe kalojën afatet ligjore për të marrë në shqyrtim shkeljet e vitit 2011. Sido që të jetë vendimi, nëse do të interpretohet si shkelje administrative apo si krim ekonomik, Ronaldo do të duhet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.

Leave a Reply