25 maji do të ngelet në mendjen e secilit prej dashamirëve të futbollit e posaçërisht për tifozët e Liverpulit. Saktë para 12 viteve, gjigandët anglez fituan trofeun e fundit evropian edhe atë në kompeticionin më të lavdishëm të Ligës së Kampionëve.
Asaj kohe finalja e Ligës së Kampionëve u zhvillua në Stamboll ndërmjet Liverpulit dhe Milanit, me këa të fundit që në 45-të minutat e para triumfonin me rezultat bindës 3:0. Në pjesën e dytë, sikur dolën futbollsit tjerë në fushë dhe për 6 minuta lojë, Zherard, Shmicer dhe Alonso barazuan shifrat në 3:3.
Deri në fund të 90-të minutave rezultati nuk ndryshoi, ndërsa edhe shtesa u mbyllë me të njejtat shifra, duke çuar kështu ndeshjen në gjuajtjen e penaltive, ku portieri i Liverpulit, Dudek në mënyrë përfekte arriti të mbrojë gjuajtjen e Shevçenkos për t’iu gëzuar kështu në fund trofeut të Ligës së Kampionëve.