Hose Murinjo i solli Mançester Junajtedit të vetmin trofe që i mungonte “Djajve të kuq” në histori të tyre, ndërsa pas triumfit në finale ndaj Ajaksit me rezultat 2:0, portugezi nuk e fshehu lumturinë për suksesin e dyfishtë, trofeun dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur. Ky ishte sezoni më i vështirë në karrierën time. Arritëm të fitojmë një trofe shumë të rëndësishëm dhe gjithashtu të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, duke u treguar dukshëm më të fortë se kundërshtari”, është shprehur Murinjo.