Besart Ibraimi, para Berishës, Alioskit e Salihit

Sulmuesi i artë i Shkëndijës, Besart Ibraimi vitëve të fundit ka rezultuar të jetë më i miri në Maqedoni sa i përket golave të shënuar në futbollin vendor. Ndërkohë këtë sezon, Ibraimi si duket do të jetë i pari nga golashënuesit shqiptarë në të gjtha kompeticionet e ndryshme.

Numri 7-të i “Kuqezinjëve” këtë sezon ka shënuar 23 gola në total, duke përfshirë 19-të në kampionat dhe 4 tjerë në Kupë. Ibraimi me këtë shifër shfaqet i parë prej golashënuesve shqiptar, duke lënë Besart Berishën e Melburnit në vend të dytë me 21 gola dhe në të tretin Ezgjan Alioskin e Luganos me 16 gola, po aq sa ka edhe Hamdi Salihi i Skenderbeut që mbetet në vendin e katërt.
 

Leave a Reply