Barcelona do të luaj pa Luis Suarezin në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alaveshit. Suarez është lënduar në stërvitjen e ditës së djeshme, ndërsa bëhet fjalë për tërheqje të muskulit, ku stafi mjekësor i ka rekomanduar futbollistit të qëndrojë jasht fushave më së paku deri në 15 ditë.
Në këtë situatë urugajani fillimisht do të mungojë në takimin final që do të luhet të shtunën në Kupën e Mbretit, ndërsa nuk do të jetë pjesë as e ndeshjeve kontrolluese që përfaqësuesja e Urugajit do t’i luaj me Republikën e Irlandës dhe Italinë me 4 dhe 7 qershor.