Vëllai i Mario Gotze nënshkruan me Bajernin e Munihut

Bajerni i Munihut ka nënshkruar kontratë me sulmiesin Feliks Gotze, njoftojnë nga klubi gjerman. Është kjo kontrata e parë profesionale për 19-vjeçarin, i cili pjesë e Bajernit të Munihut do të jetë deri në verën e vitit 2019-të.

Feliks Gotze, vëllai më i vogël i Mario Gotze te shkolla e Bajernit kishte kaluar në vitin 2014-të nga ajo e Borusia Dortmundit. Një lëvizje të këtillë e kishte bërë edhe vëllai i tij, që tashmë është rikthyer sërish te skuadra nga “Sinjal Iduna Park”.

 

Leave a Reply