Portugezi Luis Figo është intervestuar nga “The Larguero”, duke u pyetur për shumë çështje të futbollit të mëparshëm dhe aktual. Figo ka folur pak për Barcelonën, duke theksuar se bëri një sezon të mirë dhe ende nuk e ka ndryshuar lojën që e luan në fushë, ndërsa për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit ai nuk është përcaktuar se për cilin ekip do të bëjë tifo, por ka vlerësuar deri në maksimum të dyja skuadrat.
“Juventusi ka pasur një sezon shumë të mirë, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Eshtë një ekip shumë i mirë taktikisht, me lojtarë që bëjnë diferencën. Në Itali është një ligë shumë e vështirë për të fituar, prandaj Real Madridit do t’i duhet shumë forcë. I duhet të jetë në ditën e vet më të mirë”, është shprehur Luis Figo.