Reprezentusi i Francës dhe futbollisti i Mançester Junajtedit, Paul Pogba, shkëlqeu në takimin ndaj Ajaksit duke shënuar edhe golin e parë në një finale evropiane. Futbollisti më i shtrejtë pas vetës la një sezon me shumë problem dhe kritika, ndërsa pas përfundimit të takimit u shpreh tejet i kënaqur dhe i lumtur para gazetarëve.
“Objektivi ishte ta fitojmë trofeun dhe ia arritëm. Kishim një sezon jo të mirë, mirëpo e përmbyllëm në mënyrën më të mirë. Shënuam gol në kohën e duhur, ndërsa pastaj në startin e pjesës së dytë shënuam edhe golin tjetër. U mbrojtëm mirë dhe në fund e merituam fitoren”, është shprehur Pogba, pas takimit.