Kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev edhe sezonin e ardhshëm do të luaj me Xhenovën. Për shkak të familjes, Pandevi vendosi përfundimisht që të vazhdojë karrierën e tij edhe sezonin e ardhshëm në Itali, duke refuzuar kështu ofertat milionëshe nga Kina dhe skuadrës Montreal nga Kanada.
Pandevi me Xhenovën kishte formosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, ndërsa kur tani bëhet plot dy vite që sulmuesi i Maqedonisë është pjesë e skuadrës italiane, pritet që në afatin e skadimit të plotë të kontratës, ta vazhdojë të njejtën edhe për 1 vit.
Pandevi këtë sezon ka të zhvilluara 20 ndeshje me Xhenovën dhe ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa ishte vendimtarë në disa ndeshje të fundit, duke i siguruar kështu skuadrës së tij mbijetesën në Seria A.