Lojtarët e Mançester Junajtedit dhe Ajaksit para fillimit të takimit final në Liga Evropa, kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat që humbën jetën në qytetin e Mançesterit dy ditë më herët.
Të hënën në mbrëmje 22 njerëz vdiqën dhe 59 tjerë u plagosën nga një sulm terrorist të bërë në një koncert të zhvilluar në “Mançester Arena”.
Ndërkohë në këto momente takimi final i Liga Evropës Ajaks-Junajted është duke u zhvilluar në “Friends Arena” të Stokholmit, ku rezultati është 0:2 në favor të “Djajve të kuq”.