Strategu i njohur argjentinas, Marselo Bielsa, është rikthyer në Francë, për të marrë drejtimin e skuadrës së Lille. 61-vjeçari firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin francez, duke zëvendësuar në këtë post Franck Passi.
Bielsa ishte i lirë që pas largimit të tij nga Lacio në Korrik të vitit 2016, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të drejtojë një skuadër nga elita e futbollit francez, pasi një gjë të tillë më parë kishte bërë në sezonin 2014/2015, kur drejtonte skuadrën e Olimpikut të Marsejës.
Në Evropë Bielsa gjithashtu ka udhëhequr edhe dy skuadrat spanjolle, Espanjoll dhe Atletik Bilbao, ndërsa gjatë karrierës së tij ishte në krye të skuadrave si Neëell’s Old Boys, Atlas, America dhe Velez Sarsfield, duke mos haruar edhe periudhën kur strategu argjentinas drejtonte edhe kombëtaret e Argjentinës dhe Kilit.
Gjithë kjo eksperiencë e tij e madhe ka bërë që drejtuesit e Lille t’ia besojnë skuadrën argjentinasit, me shpresë se i njëjti do të përputhet në projektin dhe pritshmëritë e mëdha që ka klubi.