Klubi shqiptar Otrant Olimpik, që militon në futbollin malazez ka marrë një dënimi absurd nga Federata e këtij shteti për shkak të shpalosjes së një flamuri shqiptar në shkallët e stadiumit, gjatë ndeshjes kundër Ibrit.
Një gjë të tillë ka njoftuar Komisioni Disiplinor i Ligës së Dytë, ku si arsyeje ka potencuar organizimin e dobët nga ana e KF Otrant Olimpik, pasi disa tifoz të kësaj skuadre në tribuna kishin shpalosur flamurin e një shteti të huaj.
Tifozët e Otrantit kishin shpalosur flamurin shqiptarë, ndërsa në fund e gjithë kjo skuadrës shqiptare që garon në Ligën e Dytë malazeze i kushtoi një gjobë prej 500 euro.
Otrant Olimpik për herë të parë po garon në Ligën e Dytë Futbollistike të Malit të Zi, ndërsa që në vitin e parë ata janë pranë një suksesi historik, inkuadrimin në Ligën e Parë.
Me fitore në ndeshjen e javës së fundit kundër ekipit të Çelik nga Nikshiqi, Otrant Olimpiku do të siguronte ndeshjen e balotazhit, përmes së cilës do të shpresonte të shkruaj historinë.
euro.