Sonte në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë zhvillohet ndeshja finale e Liga Evropa ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Ajaksit. Shikuar nga fuqia financiare, “Djajtë e Kuq” janë favori absolut, mirëpo jo çdoherë paraja fiton në futboll.
Në fakt, ekipi anglez në tre vitet e fundit ka shpenzuar shuma marramendëse në transferimin e futbollistëve, duke harxhuar plotë 455 milionë sterlina, apo 76 milion sterlina më shumë se Ajaksi, që ka harxhuar 379 milion që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
“Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar për pagesë ndanë pothuajse 200 milionë sterlina më shumë se sa holandezët. Kur janë në pyetje pagat, Junajtedi sezonin e kaluar ka ndarë 232 milionë sterlina, ndërsa holandezët vetëm 35 milionë.
Mançester sezonin e kaluar realizoi më së shumti të hyra nga ekipet e futbollit-515 milionë sterlina, apo shtatë herë më shumë se Ajaksi, 70 milionë sterlina.