Emri i portierit Aleksandar Shtrobl në futbollin gjerman nuk ka ndonjë ndikim të madh, mirëpo do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët e skuadrës Buhbah, e cila garon në Ligën e katërt të Gjermanisë.
Ishte pikërisht portieri Shtrobl që shpëtoi skuadrën e tij Buhbah nga rënia e kategorisë së katërt, duke shënuar një gol në minutën e fundit të shtesës. Buhbah e kishte të patjetërsueshme fitoren në xhiron e fundit të kampionatit ndaj Rosenhajmit, për të siguruar mbijetësën në Ligën e Katërt, ndërsa në pjesën e parë ishte në disavantazh me rezultat 2:1, ndërsa më vonë barazuan për 2:2.
Momenti final dhe vendimtar ishte në minutën e 6-të të shtesës, kur ekzekutohet një gjuajtje e lirë nga mesfusha, ndërsa te porta e kundërshtarëve ishte afruar edhe portieri Shtorbl, i cili arriti që më kokë të shënojë golin e fitores dhe të mbijetesës për skuadrën e tij në Ligë. Festa ishte e çmendur pas golit të Shtrobl.