Mesfushori i Atletiko Madridit, Koke, ka nënshkruar kontratë afatgjate me ekipin e tij. Kontrata e tij aktuale ishte me afat deri në vitin 2019-të, ndërsa me kontratën e re, ai në “Visente Kallderon” do të qëndrojë deri në vitin 2024-të.
Koke është prodhim nga shkolla e Atletikos. Ai gjatë këtij sezoni me fanellën e “jorganxhinjëve” zhvilloi plotë 54 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar edh e5 gola dhe 9 asistime.