Pothuajse çdo herë që shënon gol futbollisti i Arsenalit, Aron Remzi, ndërron jetë ndonjë personalitet i njohur. Njejtë ndodhi edhe kësaj radhe, ku pas golit të Remzit, ndërroi jetë artisti legjendar i filmit “Xhejms Bond”.
Remzi shënoi golin në minutën e 90-të për fitore 3:1 të Arsenalit ndaj Evertonit në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze, ndërsa një ditë më vonë në moshën 89 vjeçare ndërroi jetë artisti Roxher Mur, i cili ishte i njohur në rolin e agjentit 007 në 7 filma të luajtur. Mur ndërroi jetë pas disa muajve luftë me sëmundjen e kancerit.