36-vjeçari Iker Kasiljas mund të vazhdojë karrierën e tij në Angli te skuadra e njohur e Liverpullit, shkruan “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.
Në adresë të portierit spanjoll kanë arritur një numër i madh ofertash, mirëpo si duket skuadra nga “Enfilld Roud” që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve, është në epërsi për nënshkrimin e tij.
Madje të njëjtat burime bëjnë me dije se Kasiljas ka nënshkruar edhe parakontratë me Liverpullin.
Kasiljas ka vendosur ti jep fund karrierës te Porto, pjesë e së cilës skuadër ishte në dy sezonet e fundit. Ai me skuadrën portugeze kishte nënshkruar verën e vitit 2015, ndërsa kontrata i përfundon gjatë muajit të ardhshëm.
Sezonin e fundit Kasiljas me Porton zhvilloi gjithej 43 ndeshje, duke pranuar 23 gola.