Një lopë gjigande në Holandë ka zbuluar se kush do të jetë fitues i edicionit të sivetshëm në Liga Evropa, ku me 24 Maj në Stokholm mejdanin do të ndajnë Ajaksi dhe Mançester Jjunajtedi.
Lopa holandeze e testuar nga pronari i saj, në ushqimin e njëjtë të vënë në dy kova ka preferuar që të haj ushqimin ku ndodhej logo e klubit holandez.
Por se si do të del realisht ky parashikim, mbetet të shihet të mërkurën kur në Stokholm për trofeun e Liga Evropa do të diskutojnë Ajaksi dhe Mançester Junajtedi.
Rikujtojmë fituesi nga kjo përballje do të sigurojë një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian sezonin e ardhshëm.