Shoqata e trajnerëve në Angli ka përzgjedhur Antonio Konten teknikun më të mirë të këtij sezoni në Premier Ligën angleze. Italiani Konte ishte dukshëm më i favorizuar se trajneri argjentinas i Totenhemit. Mauricio Poçetino, me këtë të fundit që mbeti në vend të dytë.
Konte shkëlqeu me Çelsin në këtë sezon, duke fituar titullin e Kampionit për herë të 6-të në histori të londinezëve. Konte mund të shkruajë edhe një histori tjetër me Çelsi, nëse të shtunën në Vembli arrinë të triumfojë në finalen e Kupës FA ndaj Arsenalit.